Një tërmet i fortë që goditi perëndim të Francës të premten shkaktoi dëme në rreth 135 ndërtesa dhe dëme të përhershme u shkaktuan në 70, njoftoi sot menaxheri i departamentit të Charente-Maritime, Nicolas Basselier.
Dëmet më të mëdha janë bërë në qytetin La Lenj dhe tërmeti ka qenë, në varësi të institutit sizmologjik, nga 5.3 deri në 5.8 gradë.
“Shumica e shtëpive në qendër të qytetit u dëmtuan, por edhe disa objekte publike, kisha, e cila tani është totalisht e papërdorshme. Shkolla u dëmtua, megjithëse në një masë më të vogël, por do të duhet të mbyllet si masë paraprake.” tha Basselier për BFMTV.