Franca është e gatshme të marrë pjesë në operacionin për zhbllokimin e portit të Odesës, njoftoi sot Pallati Elysee.
“Ne jemi gati të marrim pjesë në një operacion që do të na mundësonte të rifitojmë plotësisht hyrjen në portin e Odessa, në mënyrë që anijet të mund të dërgohen atje, pavarësisht se hapësira detare ishte minuar atje,” tha një burim nga administrata e presidentit francez./FolDrejt/