Fol Drejt
E shtunë, 17 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Francë: Mbi 1.300 të arrestuar brenda natës

2 vjet më parë
in BOTA
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Trazirat vazhduan deri në orët e vona në qytete përreth Francës për të katërtën natë radhazi, përkundër pranisë masive të policisë. Korriku nisi në Francë me vetura e ndërtesa të djegura dhe dyqane të grabitura, përderisa familjarë dhe miqtë përgatiteshin për ta varrosur 17-vjeçarin, vrasja e të cilit shkaktoi trazira mbarëkombëtare, shkruan AP, transmeton Fol Drejt.

Qeveria sugjeroi se protestat kishin filluar të qetësoheshin falë masave më të ashpra të sigurisë, por dëme janë raportuar kudo në Francë dhe në territore franceze si në Guajanën Franceze, ku një 54-vjeçar vdiq pasi u godit nga një plumb qorr.

Në orët e hershme të mëngjesit të 1 korrikut, Ministria e Brendshme e Francës njoftoi se ishin bërë 994 arrestime gjatë natës, por Qeveria e vendit lajmëroi më vonë gjatë ditës se numri total kishte shkuar në 1.311 të arrestuar.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

Porosit Web Porosit Web

Ekipi kombëtar i futbollit i Francës – përfshirë yllin ndërkombëtar Kylian Mbappe, një idhull për shumë të rinj në lagjet ku zemërimi është më i madh – kërkoi t’i jepet fund dhunës.

“Shumë prej nesh vijmë nga lagjet e klasës punëtore, edhe ne ndajmë këtë ndjenjë dhimbjeje dhe trishtimi”, thanë futbollistët në një deklaratë për vrasjen e 17-vjeçarit Nahel. “Dhuna nuk zgjidh asgjë. … Ka mënyra të tjera paqësore dhe konstruktive për ta shprehur veten.”

Ata thanë se është koha për “zi, dialog dhe rindërtim”.

Vrasja fatale e Nahelit nga policë, mbiemri i të cilit nuk është bërë publik, nxiti tensione midis policisë dhe të rinjve që luftojnë me varfërinë, papunësinë dhe diskriminimin racor. Këto trazira janë më të mëdhatë që ka parë Franca në vite dhe e vënë presidentin Emmanuel Macron në presion.

Macron u bëri thirrje prindërve që t’i mbajnë fëmijët larg rrugëve dhe i fajësoi rrjetet sociale për nxitjen e dhunës.

Macron porosit prindërit t’i mbajnë adoleshentët në shtëpi

Familjarët dhe miqtë po mbanin një mbledhje funerali për Nahelin në qytetin e tij të lindjes, Nanterre. Pas vdekjes së tij të martën, tensionet që u shpërfaqen fillimisht në periferi të Parisit u përhapën shpejt në mbarë vendin.

Në orët e para të mëngjesit së 1 korrikut, zjarrfikësit në Nanterre shuanin zjarret e ndezura nga protestuesit nëpër rrugë. Në Colombes, protestuesit përmbysën kazanët e plehrave dhe i përdorën ato si barrikada.

Disa persona hynë dhe grabitën në një dyqan armësh dhe u larguan të armatosur në Marsejë, tha policia. Zyrtarët policorë në Marsejë arrestuan gati 90 persona.

Ndërtesa dhe biznese u vandalizuan edhe në qytetin lindor të Lionit, ku një e treta e rreth 30 arrestimeve të bëra ishin për vjedhje, tha policia. Autoritetet raportuan zjarre në rrugë pasi një protestë e paautorizuar grumbulloi më shumë se 1.000 njerëz mbrëmjen e së premtes.

Ministria e Brendshme tha se mbi 1.300 arrestime u bënë gjatë natës, me më shumë se 2.500 zjarre të regjistruara. Një natë më parë, 917 persona u arrestuan në mbarë vendin, 500 ndërtesa u vunë në shënjestër, 2.000 automjete u dogjën dhe dhjetëra dyqane u plaçkitën.

Qindra të arrestuar në Francë gjatë protestave pas vrasjes së adoleshentit

Qindra policë dhe zjarrfikës janë plagosur, duke përfshirë 79 gjatë natës së fundit, ndërsa autoritetet nuk kanë publikuar të dhëna se sa protestues kanë mbetur të lënduar.

Përkundër krizës që qindra arrestime dhe dislokime masive policore nuk kanë arritur ta shuajnë, Macron nuk shpalli gjendjen të jashtëzakonshme, një opsion që ishte përdorur në rrethana të ngjashme në vitin 2005.

Në vend të kësaj, qeveria e tij rriti reagimin e zbatimit të ligjit, me 45.000 policë të dislokuar gjatë natës. Disa u thirrën të kthehen në punë gjatë kohës sa ishin në pushim vjetor.

Ministri i Brendshëm, Gerlad Darmanin, urdhëroi mbyllje mbarëkombëtare gjatë natës të autobusëve dhe tramvajeve publike, që kanë qenë ndër objektivat e protestuesve. Ai gjithashtu tha se ka paralajmëruar platformat digjitale që të mos lejojnë të përdoren si kanale për thirrje për dhunë.

“Ne do të ndjekim çdo person që përdor këto rrjete sociale për të kryer akte të dhunshme”, tha ai.

Dhuna vjen pak më shumë se një vit para se Parisi dhe qytetet e tjera franceze t’i presin 10.500 atletë olimpikë dhe miliona vizitorë për Lojërat Olimpike verore. Organizatorët thanë se po e monitorojnë nga afër situatën, ndërsa përgatitjet për Olimpiadën vazhdojnë.

Zyrtari policor i akuzuar për vrasjen e Nahelit iu ngrit një akuzë preliminare për vrasje të qëllimshme. Akuzat preliminare nënkuptojnë se gjyqtarët hetues dyshojnë se ka keqbërje, por duhet të hetojnë më shumë para se ta dërgojnë rastin në gjyq. Prokurori i Nanterre, Pascal Prache, tha se hetimi i tij fillestar e çoi në përfundimin se përdorimi i armës nga zyrtari policor nuk ishte i justifikuar ligjërisht.

Nëna e Nahelit, e identifikuar si Mounia M., i tha televizionit France 5 se ishte e zemëruar me zyrtarin policor, por jo me policinë në përgjithësi. “Ai pa një fëmijë të vogël me pamje arabe, donte t’i merrte jetën”, tha ajo.

“Një oficer policie nuk mund ta marrë armën e tij dhe të qëllojë mbi fëmijët tanë, ta marrë jetën e fëmijëve tanë”, tha ajo. Familja e saj ka prejardhje nga Algjeria.

Macron: Vrasja e adoleshentit nga policia, e pafalshme

Raca kishte qenë një temë tabu për dekada në Francë. Pas vrasjes së Nahelit, aktivistët francezë kundër racizmit shtuan ankesat për sjelljen e policisë.

Trembëdhjetë persona që nuk i respektuan ndalesat e trafikut u qëlluan për vdekje nga policia franceze vitin e kaluar. Këtë vit, tre persona të tjerë, përfshirë Nahelin, vdiqën në rrethana të ngjashme. Vdekjet kanë nxitur kërkesa për më shumë përgjegjësi në Francë, e cila gjithashtu pati protesta për drejtësinë racore pas vrasjes së George Floyd nga policia në Minesota të SHBA-së.

Protestat e kësaj jave i bënë jehonë trazirave trejavore të vitit 2005 që pasuan vdekjen e 15-vjeçares Bouna Traore dhe 17-vjeçares Zyed Benna, që ishin goditur nga rryma përderisa fshiheshin nga policia në një nënstacion elektrik në Clichy-sous-Bois./FolDrejt/

Tags: BoteFranceTrazira
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Komuna e Ferizajit reagon pas publikimit të lajmit për librin e sponsorizuar, e ku flitet keq për Thaçin e Veselin

Lajmi tjetër

“Kosova e ka në tryezë ofertën më të mirë të mundshme, Serbia të detyrohet ta pranojë planin franko-gjerman”

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
BOTA

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

1 Tetor, 2024
BOTA

Humaniteti i fshehtë i Oprah Winfrey: Një shembull frymëzues për botën

12 Qershor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM