Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 24.299 raste të reja me koronavirus.
Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se vazhdon të ulet shifra e rasteve ditore me COVID-19 në vend.
Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë regjistruar 271 të vdekur nga virusi si dhe 20 të vdekur në 3 ditët e fundit në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 104.543.
Me 24.299 rastet e reja, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 5.616.689.
Në spitale vazhdojnë trajtimin 28.930 persona, prej të cilëve 5.675 në kujdes intensiv, ndërkohë me 1.650 të shëruar numri i të shëruarve ka arritur në 339.650.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 15.590.272 ndërsa 6.441.726 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.