Franca ka regjistruar 35.327 raste të reja të të infektuarve me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik, në vend janë regjistruar 185 të vdekur nga virusi gjatë ditës së fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 92.167.
Aktualisht, në spitalet e Francës trajtohen 25.537 pacientë të infektuar, përfshirë 4.353 në kujdes intensiv.
Ndërkohë, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori i vitit 2020 janë vaksinuar 6.137.375 persona, duke përfshirë 2.444.473 që kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.