Ministria e Jashtme e Francës u bëri thirrje qytetarëve të saj në Bjellorusi që të largohen sa më shpejt nga vendi.
Ministria në deklaratën e saj u bën thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë në Bjellorusi për shkak të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës dhe mbylljes së hapësirës ajrore ndërmjet vendeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe Bjellorusisë, përcjell Fol Drejt.
Në deklaratë thuhet se kufijtë mes Lituanisë dhe Letonisë do të jenë të hapur.
Në deklaratën ku thuhet se vetëm rruga Terespol është e hapur për udhëtarët nga 13 shkurti për kalimet në Poloni, shtetasve francezë në Bjellorusi u bëhet thirrje që “të largohen menjëherë nga vendi” me rrugë tokësore nëpërmjet pikave të kalimit kufitar me Lituaninë, Poloninë ose Letoninë./FolDrejt/