Shërbimet e trenave në rajonin Ile-de-France, ku përfshihet edhe kryeqyteti i Francës, Parisi, u ndërprenë për shkak të një ndërprerjeje të energjisë elektrike.
Sipas deklaratës së operatorit zyrtar hekurudhor në vend, SNCF, ka ndodhur një mosfunksionim në transformatorin që furnizon me energji elektrike linjat e trenit në Bry-sur-Marne, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Për shkak të ndërprerjes, shërbimet e trenave në linjën RER A, e cila transporton pasagjerë midis Vincennes dhe Noisy-le-Grand-Mont, janë ndalur.
Për shkak të anulimit të shërbimeve të trenave, në këto rajone u shtuan shërbime shtesë të autobusëve.
Bëhet me dije se defekti elektrik ende nuk është rregulluar./FolDrejt/