Franca do të vërë në dispozicion strehimin dhe përfitimet familjare për refugjatët ukrainas kur të përfundojë faza e akomodimit të përkohshëm, njoftoi sot Ministria franceze e Punëve të Brendshme.
Franca do t’u japë ukrainasve të zhvendosur të drejtën e ndihmës për strehim personal me shtesa familjare, si dhe përfitime për mbështetjen e familjes, thuhet në njoftim, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.
Sipas ministrisë, më shumë se 57,000 ukrainas kanë hyrë në Francë që kur Rusia pushtoi vendin e tyre më 24 shkurt, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe më shumë se 41,000 kanë marrë mbrojtje të përkohshme./FolDrejt/