Nëna e një adoleshenti francez me origjinë algjeriane dhe marokene, i cila u vra nga një oficer policie të martën pasi nuk arriti të ndalonte një makinë, beson se oficeri qëlloi kur “pa një fytyrë arabe” dhe se vdekja e djalit të saj ishte e motivuar nga dallimi racor.
“Unë nuk fajësoj policinë, fajësoj një person, atë që i mori jetën djalit tim”, tha Munia për France 5 në intervistën e saj të parë për media që nga të shtënat të martën në mëngjes.
Ajo tha se polici 38-vjeçari i akuzuar për vrasje mund ta kishte kontrolluar në një mënyrë tjetër djalin e saj, i cili ishte në timonin e një Mercedesi të verdhë pa patentë./FolDrejt/