Të paktën 21 persona u plagosën sot në një aksident në Alpet franceze, kur një autobus me fëmijë u rrokullis nga një shpat dhe përfundoi në një përrua.
Autobusi transportonte 40 nxënës të shkollave fillore.
Më të lënduarit janë shoferi dhe pasagjeri, ndërsa lëndime të lehta kanë pësuar 18 fëmijë dhe një i rritur, tha Fabien Moulik, kryebashkiak i qytetit Corp, ku ndodhi aksidenti. /FolDrejt/