Numri i viktimave nga koronavirusi në Francë kaloi të enjten 100,000. Një ditë më herët kjo shifër qëndronte në 99,805.
Autoritetet shëndetësore thanë se kanë regjistruar edhe 300 viktima në 24 orët e fundit.
Franca është vendi i tretë në Evropë, pas Mbretërisë së Bashkuar dhe Italisë, ku numri i viktimave ka kaluar 100,000.
Në Francë, gati 30,000 njerëz kanë humbur jetën në valën e parë të pandemisë, në periudhën mesi i marsit – mesi i majit, 2020.
Por, numri më i madh i viktimave është regjistruar qysh në tetor kur ky vend është përfshirë nga vala e dytë.
Autoritetet thonë se Franca aktualisht ndodhet në valën e tretë, me më shumë se 5,900 pacientë të shtrirë në reparte të kujdesit intensiv.
Franca, deri më tash, ka administruar mbi 15.7 milionë vaksina kundër koronavirusit.