Në qytetin Calais, në veri të Francës, janë filmuar momentet kur policia ka përzënë emigrantët e parregullt nga çadrat e tyre, shkruan A. Agency, transmeton Fol Drejt.
Në pamjet e djeshme të shpërndara në llogarinë në Twitter të Human Rights Observers, shihet se si policia franceze përdori gaz lotsjellës për të evakuuar emigrantët e parregullt që ngritën tenda në qytetin Calais.
Duke i detyruar emigrantët të largoheshin nga çadrat e tyre, policia sekuestroi mbi 30 çadra.
– Në vendin ku jetonin emigrantët kanë hyrë me mbulesa këpucësh
Gjithashtu tërhoqi vëmendje se disa policë kanë hyrë në zonën ku jetojnë refugjatët, të veshur me mbulesa këpucësh.
Policia sulmoi edhe vëzhguesit e të drejtave të njeriut të cilët i i fotografuan dhe filmuan policët.
Gjithashtu shihet se si policia dhe zyrtarët e tjerë të zonës prenë me thika çadrat ku jetonin emigrantët e parregullt në qytetin Calais në pritje për të kaluar në Angli.
Pamjet në fjalë shkaktuan reagimin e mbrojtësve të të drejtave të njeriut.