Në disa qytete franceze, punëtorët vazhduan sot grevën në shenjë proteste kundër ndryshimeve të propozuara në sistemin francez të pensioneve, duke vazhduar bllokimin e dërgesave të karburantit dhe reduktimin e prodhimit të energjisë elektrike në disa lokacione.
Kompania franceze e prodhimit të energjisë elektrike EDF njoftoi se furnizimi me energji elektrike u reduktua me 8,2 gigavat (GW), pra me 13 për qind të prodhimit të përgjithshëm në disa prej centraleve bërthamore, termike dhe hidrocentrale për shkak të grevës, përcjell Fol Drejt.
Sipas të dhënave të operatorit të rrjetit RTE, Franca aktualisht nuk importon energji elektrike./FolDrejt/