Një punonjëse e policisë është goditur për vdekje me thikë brenda një stacioni policie afër Parisit. Incidenti ndodhi në një stacion të policisë në Rambuje, në jug-perëndim të Parisit.
Oficerja administrative, 48 vjeçare, e paarmatosur, u godit me thikë në qafë.
Sulmuesi 36-vjeçar, i cili thuhet se erdhi në Francë nga Tunizia disa vjet më parë, u qëllua dhe më vonë vdiq në spital.
Vrasja po hetohet si sulm i mundshëm terrorist nga ana e prokurorëve anti-terror.
Sulmuesi e goditi punonjësen me thikë në hyrje të stacionit të policisë të premten pasdite derisa ajo po kthehej nga pushimi i saj në ora 14:20.
Dëshmitarët thanë se sulmuesi ishte parë duke ecur jashtë stacionit të policisë dhe e shfrytëzoi mundësinë e tij për të hyrë ndërsa gruaja po kalonte nga dyert e sigurisë.
Kryeministri francez, Jean Castex dhe ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin shkuan në vendin e ngjarjes.
“Republika ka humbur një nga heronjtë e saj të përditshëm në një akt barbar”, shkroi Castex në Twitter.