Të dielën në Francë u rrit numri i pacientëve të infektuar me koronavirus në repartet e kujdesit intensiv. Rritja ndodh edhe pse vendi është mbyllur në një përpjekje për të menjanuar një valë të tretë infeksionesh me koronavirus.
Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se të dielën rezultonin 5,893 pacientë me koronavirus në pavionet e kujdesit intensiv, 16 më shumë se një ditë më parë.
Zyrtarët e shëndetit njoftuan për 140 të vdekur nga koronavirusi nëpër spitalet e vendit në një hark kohor prej 24 orësh.
Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë për 29,344 raste të reja infektimesh. Rreth 12.5 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë vaksine kundër koronavirusit.