Dhoma e lartë e parlamentit francez ka miratuar një plan të diskutueshëm për reformimin e sistemit të pensioneve, të propozuar nga presidenti francez Emmanuel Macron.
Propozimi u miratua në Senatin francez të shtunën në mbrëmje me 195 vota pro, ndërsa 112 senatorë ishin kundër, raporton Reuters.
Pasi propozimi u miratua në Senat, është planifikuar të deklarohet për të, me shumë gjasa të mërkurën, nga një komision i përbërë nga deputetë të dhomave të ulëta dhe të larta të parlamentit francez, sipas Reuters./FolDrejt/