Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 50.659 raste të reja me koronavirus. Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se me 50.659 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 4.695.082 ndërkohë me 314 vdekje numri i viktimave ka arritur në 95.976.
Në spitale vazhdojnë trajtimin 28.581 persona, prej të cilëve 5.109 në kujdes intensiv, ndërkohë që bëhet e ditur se vazhdon rritja e numrit të personave që ndodhen në kujdesin intensiv.