Sindikatat franceze nisën sot një valë të tretë grevash masive në të gjithë vendin lidhur me reformat në sistemin e pensioneve dhe rritjen e moshës së pensionit të shpallur nga administrata Macron.
Në Francë, shërbimet e trafikut hekurudhor u anuluan, shkollat nuk do të jenë të hapura dhe rafineritë kanë pezulluar dërgesat e produkteve të energjisë pasi punëtorët deklaruan një ndalesë pune, raportoi Reuters, përcjell Fol Drejt.
Sindikatat u bënë sërish thirrje punonjësve që të dalin në masë të madhe në rrugët e qyteteve franceze./FolDrejt/