Si pasojë e zjarreve në ishullin e Korsikës në jug të Francës, është djegur një sipërfaqe prej 200 hektarësh tokë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas lajmeve në mediat franceze, zjarri shpërtheu në mesnatë në zonën Haute-Corse në ishullin e Korsikës.
Zjarri, i cili filloi të kërcënojë vendbanimet Corbara, Pigna dhe Santa-Reparata-Di-Balagna dhe përparoi me shpejtësi, ka djegur deri tani një sipërfaqe prej 200 hektarësh.
Më shumë se 100 persona u evakuuan për arsye sigurie ndërsa 200 zjarrfikës luftuan me flakët në zonë.
Në këtë rajon, ku aktivitetet turistike janë intensive, për shkak të zjarrit është shpallur alarmi i kuq.