Kampioni aktual i botës në kampionatin Moto GP, piloti italian i Ducati, Francesco Bagnaia, fitoi garën e parë të sezonit për Çmimin e Madh të Portugalisë, që u zhvillua në pistën e Algarve.
Piloti spanjoll regjistroi një triumf të dyfishtë në Portugali, pasi dje fitoi edhe garën e sprintit në pistën e Algarve, përcjell Fol Drejt.
Bagnaia arriti sot kohën 41 minuta, 25 sekonda e 40 të qindtat. Vendin e dytë e fitoi spanjolli Maverick Viñales nga Asprilja, i cili ishte 0.687 sekonda prapa fituesit. I treti ishte italiani Marco Bececchio./FolDrejt/