Franca po zhvillon të dielën raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, në të cilat kreu aktual i shtetit, Emanuel Macron, pret të fitojë një mandat tjetër pesëvjeçar.
Rreth 48.7 milionë votues u ftuan të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar të dielën dhe të zgjedhin një nga 12 kandidatët presidencialë – katër gra dhe tetë burra.
Rivali kryesor i Macron është liderja e krahut të djathtë Marine Le Pen, por sipas sondazheve të opinionit, Macron pritet të fitojë./FolDrejt/