Fraport, kompania e cila operon aeroportin më të madh në Gjermani, Aeroportin e Frankfurtit, njoftoi se më 7 mars do të jetë i mbyllur për pasagjerët për shkak të një greve paralajmëruese të personelit të sigurisë.
Në një njoftim, Fraport bëri të ditur se greva shkaktoi ndërprerje të mëdha dhe anulime fluturimesh gjatë gjithë ditës, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
“Pikat e kontrollit të sigurisë do të mbeten të mbyllura. Pasagjerët që fluturojnë nga Aeroporti i Frankfurtit nuk do të jenë në gjendje t’u nënshtrohen kontrolleve të sigurisë të kërkuara me ligj. Ne rekomandojmë që të gjithë pasagjerët të mos vijnë në aeroport”, thuhet në njoftim.
Sindikata Ver.di u kishte bërë thirrje rojeve të sigurisë në aeroportet e Frankfurtit dhe Hamburgut që të hyjnë në një grevë të plotë më 7 mars, pasi negociatat për pagat me punëdhënësin kanë ngecur.
Për shkak të grevës janë anuluar 141 fluturime të planifikuara për nesër në Aeroportin e Hamburgut.