Raporti i Freedom House ka vlerësuar se demokracia në Kosovë, ka shënuar një përparim, megjithatë problem mbeten krimi dhe korrupsioni, transmeton Fol Drejt.
Ndër të tjera raporti përmend edhe figura politike, të cilat konsiderohen se ende kanë ndikim të madh në zhvillimet politike, e të cilat janë të lidhura me krimin dhe korrupsionin.
Ndër të tjera në raportin e Freedom House thuhet se:
“Figura të mëdha politike në Kosovë, përfshirë ish-presidentin Thaçi dhe ish-kryeministrin Haradinaj, kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, të cilët luajnë rol të fuqishëm në politikë dhe kanë ndikuar në instalimin e liderëve kyç.”
Në përgjithësi Kosova shënon ngritje sipas raportit të sivjetmë, ku nga 3,14 pikë sa kishte në raportin paraprak, në 3.25.
Veç krimit të organizuar, nepotizmit dhe korrupsionit, pavarësia e gjyqësorit nuk lavdërohet në këtë raport./FolDrejt/