Një fregatë ushtarake ruse është ankoruar në Cape Town përpara stërvitjeve ushtarake me Afrikën e Jugut dhe Kinën, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Konsullata ruse në Cape Town postoi në Twitter një foto të anijes, Admiral Gorshkov, në port, duke thënë se ishte “në rrugën e saj për në Durban, ku do të marrë pjesë në … stërvitjet e përbashkëta”.
Ushtrimet e quajtura “Mosi”, që do të thotë “tym” në gjuhën vendase tswana, janë planifikuar të fillojnë të premten dhe të zgjasin deri më 27 shkurt jashtë qyteteve portuale të Durban dhe Richards Bay.
Ato do të përkojnë me përvjetorin e parë të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt./FolDrejt/