Sipas CNN, Rusia ka vendosur tre avionë të pajisur me raketa hipersonike në enklavën ruse të Kaliningradit, transmeton Fol Drejt.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes ruse:
“Tre avionë MiG-31 me raketa hipersonike Kinzhal janë vendosur në rajonin e Kaliningradit si pjesë e masave shtesë”.
Ministria e Mbrojtjes tha raketat Kinzhal janë të padukshme dhe të paprekshme ndaj çdo mjeti të mbrojtjes ajrore dhe antiraketë të armikut. Rusia përdori raketat për herë të parë në luftime në mes të marsit.
Megjithatë, ekspertët ushtarakë perëndimorë e kanë hedhur poshtë rëndësinë e saj, me ministrinë e mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar duke thënë se raketa Kinzhal janë në të vërtetë vetëm një version i raketës balistike me rreze të shkurtër veprimi Iskander (SRBM), të cilën Rusia i ka përdorur vazhdimisht në luftën e saj kundër Ukrainës, shkruan CNN, transmeton Fol Drejt.