Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka paralajmëruar negociatorët e Kievit që të mos hanë dhe të mos pijnë asgjë gjatë bisedimeve në Turqi.
Në një intervistë për një media ukrainase, Kuleba u shpreh se negociatorët nuk duhet të prekin asnjë lloj sipërfaqe.
Paralajmërimi erdhi pas helmimit të dyshuar të miliarderit rus Roman Abramovich dhe negociatorëve ukrainas në fillim të këtij muaji në bisedimet e paqes në kufirin Ukrainë-Bjellorusi.
Ekziston një skepticizëm në lidhje me helmimin e supozuar dhe një zyrtar amerikan i paidentifikuar u citua nga Reuters të ketë thënë se inteligjenca shprehet se simptomat e tyre ishin për shkak të faktorëve “mjedisor” dhe jo helmimit.
Siç kemi raportuar, Abramovich ka qenë i pranishëm gjatë negociatave, në fotot e transmetuara nga mediat turke./FolDrejt/