Fol Drejt
E shtunë, 31 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË

Frikë nga e vërteta jonë

(Recension për librin "E vërteta e aktorit" i autorit Naim Berisha)

2 vjet më parë
in KULTURË, SKENË
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Historia jonë e re, është histori paradoksesh, absurditetesh. Realiteti ynë i përditshëm i ngjanë aq shpesh një shfaqjeje në një skenë teatri, aq sa edhe sforcimi për të rezonuar mbi gjendjen tonë, vështirë mund ta shquaj të vërtetën nga ky simulakrum.

Nga Imer Topanica

Ky është mendimi i parë që më erdh sapo lexova librin «E vërteta e aktorit» të Naim Berishës. Duke qenë bukur do vite i mishëruar me historitë të cilat i përmbledh në formën e një raporti për jetën teatrore autori Berisha, u trondita sërish.

Lexoni edhe..

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

Porosit Web Porosit Web

Kisha rastin si gazetar, të nxjerr në ballina mediumesh ato që në një shoqëri normale do të ishin vetëm fabula intriguese për mjeshtrit e dramaturgjisë, duke i pasur për burim informacionesh ndonjëherë edhe reagimet e sindikatës, aktorëve e regjisorëve të guximshëm, që rrallë e përmallë çonin krye kundër padrejtësive. Por kur e lexon të vërtetën që e prezanton Berisha me një gjuhë kaq të qartë e bindëse, nuk mund të mos e artikulosh një pyetje retorike: tempulli i artit të jetë katandisur në një batak antivlerash e skandalesh kaq të ulëta?

Për këto vite sa kam kontribuar në publicistikë, kam njohur aktivistë politikë e të shoqërisë civile, gazetarë dhe figura publike që janë linçuar, sharë e fyer, pasi ua kanë përplasur realitetin e hidhur turmave injorante. Por së voni kam njohur dy personalitete të rrallë, që më nxitin e motivojnë për të punuar, pa u kërrusur dhe nënshtruar. Besoni apo jo, njoh një gazetar hulumtues, ndër më të mirët në mesin tonë, që mbijeton duke punuar në ndërtimtari dhe një aktor i cili e ka fituar rastin kundër një gjykatëseje, në një çështje që lidhet me teatrin. Besoj që mund ta merrni me mend se kush është ky i dyti…

Një shoqërie të topitur nga propaganda, padrejtësia, krimi e korrupsioni, një shoqërie të rënë në një letargji të thellë, i duhet një zë i tillë kumbues, që e shkund, e tronditë, e zgjon dhe e ndërgjegjëson.

Libri «E vërteta e aktorit», të mëson se përmasat e padrejtësive të shtrira në institucionet tona, kanë prekur kufij të paimagjinueshëm. Merreni me mend, ç’histori përfshinë brenda: jo shumë kohë më përpara, në krye të TKK-së vihet një drejtues i cili akuzohet dhe vërtetohet se ka bërë plagjiaturë. I njëjti sulmon fizikisht kolegët e tij dhe prapë nuk gjykohet, përkundrazi, ai involvohet në procesin e vlerësimit dhe të gradimit të kolegëve, duke i vlerësuar servilët dhe duke i dënuar viktimat.

Më e çuditshmja e së çuditshmes është se ky soj pseudoaktorësh e dallaverxhinjsh mbërrijnë t’u mbijetojnë ndryshimeve të pushteteve. Përherë në krye të këtij institucioni dhe përherë dekonstruktivë në veprimtarinë e tyre.

Libri «E vërteta e aktorit», reflekton vetëm mbi realitetin e një segmenti kulturor të shoqërisë, por a thua çfarë ka ndodhur në të tjerët?

Krejt në fund dua të them se Berisha nëpërmjet këtij libri, veç që na i çelë sytë, gati përdhunshëm për të na ndërgjegjësuar rreth gjendjes në të cilën ndodhemi, nuk flet vetëm nga prizmi i njohësit të teatrit, e as historisë së dhimbshme të tranzicionit në jetën teatrore, por si një intelektual i mirëfilltë. Do të mbetet gjatë kohë si një dëshmi për kohën më të turbullt të tranzicionit politik e kulturor.

Ju duhet ta lexoni medoemos!

 

Tags: E verteta e aktoritnaim berishateatri kombetar
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Video/ Vuçiq i hallakatur: Ti babo je kriminel!

Lajmi tjetër

Alarmon deputeti Kamberi: Dyshohet se ndaj policëve të rrëmbyer, është ushtruar dhunë

Të ngjajshme

KULTURË

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

10 Gusht, 2024
KULTURË

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

30 Korrik, 2024
KULTURË

“Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

23 Korrik, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM