Më shumë se 45 mijë ukrainas janë larguar nga vendi në 24 orët e fundit, si pasojë e pushtimit rus njofton Agjencia e Kombeve të Bashkuara.
Në total, 5,232,014 njerëz janë larguar nga Ukraina si refugjatë që nga 24 shkurti, sipas UNHCR.
Eksodi masiv është ngadalësuar që nga fillimi i luftës. Që nga fillimi i prillit, më pak se 1.2 milionë ukrainas janë larguar nga vendi, pasi rreth 3.4 milionë u larguan në mars.
Gratë dhe fëmijët përbëjnë 90% të atyre që kanë ikur jashtë vendit.
Përveç kësaj, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin vlerëson se më shumë se 7.7 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës