Fruthi është përhapur sërish në Shqipëri, sidomos tek fëmijët dhe kjo ka bërë që të lindurit e viteve 80-90 të kërkojnë për të ribërë vaksinën, për shkak se për këtë brez dyshohet që vaksina që është bërë asokohe nuk ka qenë efektive.
Mjekët garantojnë se vaksina është sigurt dhe është e vetmja mbrojtje ndaj fruthit, që këtë vit ka regjistruar 30 të prekur dhe një vdekje.
Gjatë vitit 2018 dhe deri më tani raportohen të jenë kryer mbi 113 mijë vaksinime, nga të cilat, mbi 51 mijë janë vaksinime sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit, për personat në moshën 1 dhe 5 vjeç dhe 62 mijë i përkasin fëmijëve të prapambetur në vaksinim ose të rriturve të pavaksinuar.