Kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka ka njoftuar se fshati Korishë sot ka dalë nga karantina. Nga ky fshat është shënuar një viktimë nga virusi Covid 19.
Haskuka ka bërë thirrje që të vazhdojnë të respetojnë masat.
Njoftimi:
Sapo u informova nga Ministria e Shëndetësisë se fshati Korishë tanimë ka dalur nga zona e karantinuar.
Falenderoj të gjithë ata që i kanë respektuar masat e karantinimit, duke bërë të mundshëm tejkalimin e shpejt të kësaj periudhe.
Megjithatë nuk duhet të kemi relaksim dhe duhet të vazhdojmë me respektimin e masave parandaluese duke qëndruar sa më shumë në shtëpi.