Një shqiptar kishte shndërruar biznesin e tij në zemër të Savonës, në një qendër për tregtimin e drogës.
Aktiviteti i tij kriminal u zbulua, pas një vëzhgimi të kujdesshëm nga policia, të cilët arrestuan 35-vjeçarin me precedentë të mëparshëm penalë.
Gjithashtu u sekuestrua 7 kilogram hashash dhe 700 gram kokainë.
Shqiptari konsiderohej si pikë referimi në qytet.
35-vjeçari u kap në flagrancë teksa po i jepte një dozë hashash një klienti.
Shqiptarit iu sekuestruan edhe 50 euro, të cilat dyshohet se janë të ardhura nga veprimtaria e paligjshme.
Policia bën me dije se hashashi ishte i paketuar në pako 100 dhe 25 gram.
Në të parën shkruheshin fjalët “100% amnezi”, ndërsa pakoja e dytë kishte simbolin e një bualli.
Nga ana tjetër kokaina ishte e ndarë në qese 50 gramëshe.
Droga ishte e fshehur në frigorifer dhe pjesërisht te enët e kuzhinës. Nëse do të dilte në treg, lënda narkotike do të kapte vlerën e 100 mijë eurove./abcnews.al/