Ministri Mehaj përmes një postimi në facebook ka treguar statistikat e punës që ka kryer Kompania e Deminimit në FSK, duke e cilësuar si një Kompani të suksesshme.
Gjatë këtij viti, sipas asaj që ka publikuar Mehaj, Kompania e Deminimit e FSK-së, ka realizuar 286 intervenime, në 4 lokacione të ndryshme.
1197830m2 sipërfaqe janë pastruar, ndërkaq janë asgjësuar 2598 mjete eksplozive.
“Ushtria e Republikës së Kosovës në vazhdimësi po tregon kapacitete të larta profesionale përmes realizimit me sukses të aktiviteteve, e padyshim njëra prej Kompanive më të sukseshme në kuadër të FSK-së është Kompania e Deminimit”, ka shkruar ministri Mehaj për këto statistika./FolDrejt/