Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka votuar në lexim të dytë Projektligjin për Policinë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Me 74 vota PRO, dhe asnjë kundër e abstenim, deputetët e miratuan këtë projektligj.
“Miratimi i këtij projektligji do të mundësojë avancimin e bazës ligjore për Policinë Ushtarake. Me këtë ligj mundësohet formimi i institucionit të Komisionerit Parlamentar të FSK-së”, ka deklaruar deputeti Bekë Berisha, anëtar i Komisionit të Sigurisë./FolDrejt/