Komuna e Prishtinës, me anë të një postimi në facebook, ka njoftuar banorët e fshatrave Ballaban, Dyz, Sharban, Makovc, Keqekollë dhe Koliq se do do të organizohen dy ushtrime fushore të FSK-së në këto fshatra.
Siç ka njoftuar komuna, gjatë këtij aktiviteti pritet të ketë edhe të shtëna, transmeton Fol Drejt.
“Njoftim për banorët e fshatrave Ballaban, Dyz, Sharban, Makovc, Keqekollë dhe Koliq
Ju njoftojmë se në datat 18, 19, 20 dhe 24 nëntor, një nga njësitë e FSK-së, përkatësisht AM/QSU do të realizojë dy Ushtrime Fushore.
Gjatë zhvillimit të aktiviteteve në Ushtrim Fushor do të ketë të shtëna me armë me municion shkollor.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin.”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës./FolDrejt/