Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se FSK ka realizuar trajnimin për materie të rrezikshme, transmeton Fol Drejt.
“Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Defense Threat Reduction Agency ( DTRA) SHBA, Instruktorët e Kompanisë së Materieve të Rrezikshme nën monitorimin e instruktorëve amerikan kanë realizuar trajnimin “Operacionet e Materieve të Rrezikshme- Niveli Teknik”.
Trajnimi është mbajtur në kazermën e FSK-së “Evropianet e Rinj” në Pomozatin, ku pjesëtarët e FSK-së fituan njohuri për përdorimin dhe teknikat e pajisjeve, zbulimin e prezencës dhe për teknikat mbrojtëse ndaj materieve të rrezikshme.”, ka bërë me dije Mehaj.
Sipas Mehajt, qëllimi i trajnimit ishte të bëjë aftësimin e personelit që të reagojë në incidente me materie të rrezikshme, me qëllim zbatimin ose mbështetjen e veprimeve për të mbrojtur jetën e njerëzve, pronën dhe mjedisin.
“FSK, Forcë që garanton ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës!”, ka shtuar Mehaj./FolDrejt/