Forca e Sigurisë së Kosovës sot ka marrë si donacion 405 mijë euro prej Qeverisë së Gjermanisë.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka takuar atasheun jorezident gjerman të mbrojtjes në Kosovë, nënkolonel Franz-Josef Nolte, ku edhe u nënshkrua Marrëveshje për Donacion me Republikën Federale te Gjermanisë për dhurimin e kamionëve për auto-shkollën e FSK-së, vlera e së cilit është 405 mijë euro, transmeton Fol Drejt.
Më këtë rast nuk ka munguar mirënjohja dhe falenderimi nga ministri Mehaj për ndihmën dhe mbështetjen e përhershme të shtetit gjerman.
“Falënderim dhe mirënjohje e lartë për Qeverinë gjermane e cila dhuroi donacionin e ri për FSK-në në vlerë prej 405 mijë euro. Me këtë rast, i shpreha falënderimin dhe mirënjohjen e lartë për mbështetjen e përhershme të shtetit gjerman për të gjitha të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Vazhdojmë angazhimin në avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral edhe në të ardhmen të nivel të ministrive dhe forcave të të dy vendeve tona” ka shkuar Mehaj në Facebook./FolDrejt/