Kompania 1B e Regjimentit të parë të këmbësorisë ka përfunduar trajnimin “Lufta në qendrat e banuara” me instruktorët e Operacioneve Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Kështu ka njoftuar ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, i cili ka thënë se qëllimi i këtij trajnimi ka qenë stërvitja e pjesëtarëve për luftë në qendrat urbane, e që është një nga detyrat kryesore të këmbësorisë për përmbushje të misionit.
“Gjatë ekzekutimit të trajnimi pjesëtarët kanë praktikuar disiplinat ushtarake, qitje me armë individuale dhe në ekip si dhe janë trajnuar për lufte në qendra të banuara në kushte të ditës dhe të natës, si një nga metodat me komplekse të luftës.
Trajnimi u përmbyll me realizimin e skenarit të “kordon-kërkimit” dhe “pastrimit të dhomave” ku pjesëmarrësit treguan nivel të lartë të përgatitjes profesionale.”, ka thënë tutje Mehaj./FolDrejt/