Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë qenë pjesëmarrës në Konferencën e Qendrave Evropiane të Trajnimit, shkruan Fol Drejt.
“Forca e Sigurisë së Kosovës mori pjesë në Konferencën e Qendrave Evropiane të Trajnimit që u mbajt në Republikën e Polonisë nën organizimin e Komandës Amerikane për Evropë.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj shtoi se Komandanti i KDS-së, Gjeneral brigade Jeton Dreshaj dhe Kolonel Arsim Shaqiri përfaqësuan FSK-në, në kuadër të diskutimeve dy ditore për Ndërveprueshmërinë e Qendrave trajnuese, zhvillimin dhe modernizimin e Qendrave Trajnuese Ushtarake në sisteme virtuale, analizë dhe mësimet e nxjerra nga lufta në Ukrainë, si dhe mundësitë e realizimit të eksperimentimeve të teknologjisë së re, procedurave dhe Doktrinës, me qëllim të modernizimit të ushtrive të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s. /FolDrejt/