Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka bërë të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), është duke u përgatitur që të marr pjesë në stërvitjen “Dynamic Front 22”, transmeton Fol Drejt.
Sipas Ministrit Mehaj, në këtë stërvitje do të marrin pjesë ushtritë e shumë kombeve, respektivisht forcave aleate.
“Vazhdojmë përgatitjet për pjesëmarrjen e trupave tanë në Stërvitjen shumëkombëshe me forcat aleate ” Dynamic Front 22″ që do të mbahet në Gjermani, të udhëhequr Ushtria Amerikane në Evropë” – ka shkruar ndër të tjera Mehaj.
Për më shumë, sipas tij, kjo stërvitje “është e projektuar për të përmirësuar aftësinë e vendeve aleate dhe partnere për të përmirësuar dhe avancuar aftësinë e zjarrit me rreze të gjatë.”
Ua kujtojmë që stërvitja në fjalë, është planifikuar të mbahet në një kontekst tensionesh në mes Rusisë dhe Ukrainës, i cili nga çasti në çast, mund të marr përmasa edhe më dramatike./FolDrejt/