Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka reaguar me entuziazëm teksa ka njoftuar për përfundimin me sukses të trajnimit “Simboli i ujkut” nga Forcat e Sigurisë së Kosovës.
“Nuk ka sfidë që ndal ujqërit tanë!”, ka shkruar ministri Mehaj në krye të postimit të tij në facebook.
Tutje, ai ka njoftuar se trajnimi në fjalë ka përfshirë mbijetesën në betejë, patrullim, vëzhgim, qitje dhe operim në kushte dite dhe nate, të realizuara me sukses të plotë nga FSK.
“Mbijetesa në betejë, patrullim, vëzhgim, qitje dhe operim në kushte dite dhe nate ishin sfidat e trajnimit ” Simboli i Ujkut” të realizuara me sukses të plotë të ujqërve tanë.
Shumë urime simbolin e ujkut dhe e mbajshi me nder dhe krenari në shërbim dhe çdo operacion!
Vazhdojmë tutje të pandalshëm, të pathyeshëm dhe gjithmonë fitimtar!”, ka shkruar Mehaj në facebook./FolDrejt/