Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tha se Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka realizuar një trajnim në edukimin ndaj mjeteve të pashpërthyera për ushtarakët dhe partnerët e atashuar në brigadën e mekanizuar kroate, raporton Fol Drejt.
“Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës i atashuar në brigadën e mekanizuar të ushtrisë kroate, përveç detyrave të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe 23″ që janë duke realizuar me partnerët në Republikën e Kroacisë, ka realizuar një trajnim në edukimin ndaj mjeteve të pashpërthyera për ushtarakët dhe partnerët e atashuar në brigadën e mekanizuar kroate.”, shkroi Mehaj në Facebook
Mehaj shtoi se ushtarakët e FSK-së ndanë përvojat e tyre në edukim ndaj mjeteve të pashpërthyera duke treguar kështu kapacitetet që ka Kosova në fushën e deminimit dhe edukimit për mjetet e rrezikshme. /FolDrejt/