Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, njoftoi se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar ushtrimin fushor “Steel Live Alpha”.
Për këtë ai njoftoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Realizohet ushtrimi fushor “Steel Live Alpha”
Me qëllim që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të jenë sa më të trajnuar në aspektin taktik, Kompania 2A e Regjimentit të dytë të Komandës së Forcave Tokësore ka realizuar ushtrimin fushor “Steel Live Alpha” në Aeroportin e Gjakovës dhe Babaj të Bokës duke praktikuar qitjen me municion real luftarak në nivel skuadre dhe togu.
Ushtarakët tanë çdo ditë e më të përgatitur për të bërë ballë çdo sfidë, e për triumfuar në çdo mision”, u shpreh Mehaj në Facebook./FolDrejt/