Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka paralajmëruar se gjatë ditës parashihet të ketë vranësira të dendura, ndërsa mëngjeset dhe mbrëmjet parashihen të jenë të freskëta, transmeton Fol Drejt.
Sipas IHK-së lagështia relative mesatare ditore parashihet t’i shënojë vlerat rreth normales,(50-75%), ndërsa sa i përket presionit atmosferik, vlerat e saj mbeten mbi normalen (1013mb).
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-23 gradë Celsius.
Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira gjatë gjithë javës. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare. /FolDrejt/