Zëvendëskryetari i Fulham, Tony Khan, është i bindur se Marco Silva do të vazhdojë të qëndrojë në Craven Cottage pavarësisht interesimit nga Tottenham, raporton Goal, përcjell Fol Drejt.
“Kam shumë lavdërime për Marcon. Kaq shumë gjëra të mrekullueshme kanë ndodhur që kur ai erdhi këtu. Ne kemi një trajner që i pëlqen të jetë në Fulham. Lojtarët e pëlqejnë trajnerin, trajneri i pëlqen lojtarët. Dhe për mua personalisht, ka qenë argëtimi më i madh që kam pasur”, tha Khan për The Athletic.
“Të gjitha janë bashkuar për një moment vërtet të veçantë dhe unë jam shumë pozitiv për qëndrimin e Marcos. Ai është shumë i lumtur në Fulham dhe të gjithë ne jemi shumë të lumtur me të. Ne duam që kjo të vazhdojë, shpresojmë për një kohë shumë të gjatë.” /FolDrejt/