Grupi i Shtatë kombeve përpiqet të sjellë një “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha sot kryeministri japonez Fumio Kishida, pas takimit midis liderëve të G7 dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy në Hiroshima.
Kishida deklaroi se samiti u mbajt për shkak të “kërcënimeve ndaj parimeve që paraardhësit tanë farkëtuan dhe mbrojtën gjatë viteve”, duke përfshirë respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial, dhe se ftesa e Zelenskit tregoi “solidaritet të palëkundur” midis G7 dhe Ukrainës./FolDrejt/