Zelanda e Re ka njoftuar një sërë propozimesh që synojnë të ndalojnë me ligj pirjen e duhanit për gjeneratat e ardhshme dhe ta çojnë vendin më afër qëllimit të tij për të qenë “pa duhan” deri në vitin 2025.
Sipas mediave të huaja, planet përfshijnë rritjen graduale të moshës ligjore të pirjes së duhanit, e cila mund të shtrihet në një ndalim të shitjes së cigareve dhe produkteve të duhanit tek kushdo që ka lindur pas vitit 2004, duke e bërë pirjen e duhanit në mënyrë efektive të paligjshme për atë brez.
Gjithashtu në shqyrtim ishte një ulje e ndjeshme e nivelit të nikotinës së lejuar në produktet e duhanit, ndalimi i filtrave, caktimi i një çmimi minimal për duhanin dhe kufizimi i vendeve ku duhani dhe cigarja mund të shiten.