Në natën e 6 qershorit 1944 filloi invazioni u trupave aleate nga Normandia kundër Gjermanisë Fashiste. Kjo llogaritet si fillimi i fundit të Hitlerit.
Ishte flota më e madhe e të gjitha kohërave: 6939 anije të stërmbushura deng me ushtarë ishin gati për t’i dhënë fund fashizmit. Gjithësej kishte 157 mijë ushtarë, prej të cilëve 81 mijë nga Britania e Madhe, Australia, Kanada dhe Zelanda e Re, shkruan foldrejt.com.
Për këtë, në përkujtimin e 75 vjetorit të zbarkimit në Normandi, krahas udhëheqësve europianë ishte e ftuar edhe Mbretëresha britanike Elizabeth II. Ngjashëm në përkujtim ishte përfshirë presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau./Foldrejt.com