Fol Drejt
E premte, 9 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Fundi i “Traktatit të Lozanës 2023” ankth, sfidë dhe kërcënim për BE-në?

2 vjet më parë
in OP/ED
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Traktati i Lozanës i vitit 1923, është  plagë e pambyllur për Turqinë. Ky traktat që e sakatosi qenien dhe shpirtin e kombit turk, reduktoi gjeografinë e Perandorisë Osmane duke e detyruar atë të hiqte dorë nga territoret e mëdha që i përkisnin me shekuj.

 

Nga Korab Blakaj

Lexoni edhe..

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

Porosit Web Porosit Web

Turqit e shohin “Konventën”, si një dokument themelues të Republikës Turke. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan në fjalimin e tij para kryetarëve të bashkive që u mblodhën në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara,  foli sërish për traktatin, duke bërë thirrje për rishikimin e Traktatit të Dytë të Lozanës, të nënshkruar në vitin 1923, i cili vendosi kufijtë e Turqisë.

 

Erdogan deklaroi se “kundërshtarët e Turqisë” e detyruan atë të nënshkruajë “Traktatin e Sevres” në 1920 dhe  “Traktatin e Lozanës” në 1923, duke detyruar Turqinë  për të braktisur ishujt në detin Egje në Greqi.

Andaj takimet e Erdoganit me kryetarët e bashkive,  figurat eminente fetare dhe publike  janë për të dërguar mesazh historik dhe politik jashtë dhe  brenda Turqisë se një epokë e dhimbshme , e padrejtë, denigruese dhe sanksionuese ndaj Turqisë dhe kombit turk përmbyllet me mbarimin e Traktatit 100 vjeçar të Lozanës.

Republika moderne turke u themelua sipas Traktatit të Lozanës të vitit 1923, aleatët fitimtarë në Luftën e Parë Botërore, imponuan një sërë kushtesh të padrejta dhe të dhimbshme ndaj  Turqisë; si konfiskimin e të gjitha pasurive nëpër vendet e sunduara nga Perandoria Osmane, dhe, shpalljen e  ngushticës se Bosforit si një korridor ndërkombëtar që nuk e lejon Turqinë të marrë tarifa nga kalimet e anijeve që kalojnë nëpër Ngushticën e Bosforit. Këtë vit përfundoi periudha 100 vjeçare e këtij Traktati.  Presidenti Erdogan është duke paralajmëruar botën se Turqia do të hyjë në një epokë të re me synime te reja politike, strategjike dhe  ekonomike, duke  filluar me  kërkimin e naftës nëndetare në zonat e ndaluara me Traktatin e Lozanës, me hapjen  e një kanali të ri gjigant  që lidh dy detet, Detin e  Zi dhe Marmara, për të anashkaluar Ngushticën e Bosforit dhe si për të siguruar një burim të madh  të të ardhurave buxhetore nga  tarifat  e trafikut detar gjithnjë në rritje. Turqia e post Traktatit te Lozanës ka shume për t’u adresuar Fuqive të Mëdha gjithashtu post Traktatit të 1923. Ajo marrëveshje e 100 viteve ka potencial të shkaktojë tensione politike mes Turqisë dhe  Bashkësisë  Ndërkombëtare e sidomos me fqinjët e saj – konkretisht  Greqinë.

Marrëveshja fillimisht filloi me “Traktatin e Sevrës”

Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore në vitin 1918, fuqitë fitimtare aleate nënshkruan “Traktatin e Sevrës” më 10 / gusht 1920, duke e ndarë territorin e Perandorisë Osmane, dhe duke ua dhënë  shumicës së kombësive joturke në Perandorinë Osmane. Më pas u mbajt “Konferenca e Lozanës II”, punimet e së cilës zgjatën tre muaj dhe rezultuan me nënshkrimin e “Traktatit të Lozanës” një marrëveshje paqeje ndërkombëtare më 24 korrik 1923 në hotelin “Beau Rivage Plus” në Lozanë, në jug të Zvicrës.

Traktati përfshinte 143 nene të shpërndara mbi 17 dokumente që varionin midis “Marrëveshjes”, “Kartës”, “Deklaratës” dhe “Aneksit” dhe trajtonin marrëveshjet e pajtimit midis palëve, nënshkruesve të traktatit, dhe rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis tyre, “sipas parimeve të përgjithshme të së Drejtës Ndërkombëtare”.

Ndarja e trashëgimisë se Perandorisë Osmane, akti i fundit i Traktatit te Lozanës

Traktati  njohu  kufijtë e shtetit modern Turk, ku kërkesat e aleatëve  për Autonominë e Kurdistanit Turk u zëvendësuan në këmbim  të tokave në Armeni. Shtetit të cunguar Turk ju lejua të vendosë kontrollin mbi transaksionet financiare në Turqi  edhe mbi  forcat e armatosura.

Traktati i dytë i Lozanës çoi në njohjen ndërkombëtare të sovranitetit të Republikës së Turqisë si pasuese e Perandorisë Osmane.

Traktati detyroi Turqinë të shkëmbente popullsinë muslimane të Greqisë – lexo shqiptare me popullsinë ortodokse greke të Izmirit! ( etnocidi mbi Çamërinë).

Dokumenti i Traktatit  specifikon se  Turqia  pas skadimit të Traktatit, gëzon të drejtën të bëjë kërkime eksploruese për naftë dhe t’i bashkohet listës së vendeve prodhuese të naftës, si dhe të drejtën mbi tarifat nga anijet që kalojnë përmes ngushticës së Bosforit.

Profesori turk, specialist i marrëdhënieve ndërkombëtare, Mustafa Sidqi Bilgin deklaroi: Atëherë Turqisë iu imponua braktisja e Mosulit në Irak, duke e kushtëzuar që ajo të mos ndryshonte kufijtë ose statusin e saj në atë kohë, gjë që ka ndryshuar gjatë dekadave të fundit. “Qyteti  i Mosulit, ra nën kontrollin e osmanëve nga  fundi  i shekullit XV deri në fund të Luftës së Parë Botërore. Pas zbulimit të naftës Mosuli u administrua  nga Franca dhe Britania përmes Traktatit të Anulekarducit  dhe të Konventës së Anulkaraonit për të drejtën e eksplorimit nëntokësor të Mosulit.”

Ankthi i Lozanës se Dytë, është në tryezën e diskutimit, zanafilla e  frikës  filloi të dilte në sipërfaqe me përfundimin e  skadimit të Traktatit, gjegjësisht me tentativën për grusht shtet ndaj Erdoganit në mesin e vitit 2016, si dhe me betejën e al-Riqqa në Mosul.

Fundi i “Traktatit të Lozanës 2”, sjell ankthin e  pashmangshëm të Perëndimit, a do të kthehet Turqia në një perandori moderne osmane në rajon? A do të ndryshojë harta gjeopolitike dhe ekonomike e rajonit? Dhe pyetja e frikshme: si, me çfarë metodash, rrethanash, dhe dinamike mund  të bëhet rinovimi i  trashëgimisë osmane? Nëse aspiratat  turke fillojnë të marrin qasje kërcënuese, si do t’i kundërvihen Fuqitë e Mëdha kësaj sfide kërcënuese? A do të shohim luftëra të reja  pas vitit 2023?

Për të evituar  tensionin politik eventual midis Turqisë dhe disa vendeve të Bashkimit Evropian, ndoshta diplomacia ndërkombëtare duhet ta gjejë një Nen në të Drejtën Ndërkombëtare që parashikon vlefshmërinë e traktateve ndërkombëtare vetëm për 100 vjet?”. A është e mundur që Turqia t’ia bëjë si  Gjermania e viteve 30-ta  duke anuluar Traktatin me Fuqitë e Mëdha  vetëm 20 vite pas nënshkrimit të tij!?/FolDrejt/

Tags: BEKorab BlakajTraktati i Lozanesturqia
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Sveçla takon shefin e ri të EULEX-it

Lajmi tjetër

Saga Mbappe: A do të kalojë sulmuesi i PSG-së në Arabinë Saudite apo në Real Madrid?

Të ngjajshme

LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
OP/ED

Blakaj: Harris dhe Trump, protagonistët e tragjikomedisë botërore

8 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM