71 migrues janë gjetur të vdekur pasi që barka me të cilën po lundronin ishte fundosur në bregun e Sirisë.
Njëzet persona të tjerë që mbijetuan po trajtohen në një spital në qytetin e Tartusit në Siri.
Zyrtarët kanë thënë që persona të kombësive libaneze, siriane dhe palestineze përfshirë edhe gra dhe fëmijë besohet se ishin midis 120-150 personave që ishin në barkë të enjten.
Nuk është e qartë se çfarë e kishte shkaktuar aksidentin, teksa tentimet për shpëtimin e më shumë personave janë duke vazhduar.
Zyrtarët kanë shtuar që mjeti i transportit po largohej nga Minyehi, një qytet afër qytetit liman të Tripolit.