Ekipet e shpëtimit në Hong Kong kanë bërë të ditur se një anije për mbështetje industriale me rreth 30 anëtarë ekuipazhi në bord është fundosur në Detin e Kinës Jugore.
Autoritetet dërguan avionë dhe helikopterë për të shpëtuar anëtarët e ekuipazhit. Deri më tani thuhet se janë shpëtuar të paktën tre persona, ndërsa fati i të tjerëve mbetet i panjohur, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Aksidenti ndodhi rreth 300 kilometra në jug të Hong Kongut.
Autoritetet e Hong Kongut nuk kanë njoftuar emrin apo origjinën e anijet që u fundos gjatë tajfunit të fuqishëm tropikal ‘Chaba’, i cili solli erëra të forta deri në 110 kilometra në orë./FolDrejt/